Search
Close this search box.

BURIMET PËR ZHVILLIM PROJEKTI PËR APLIKANTËT NGA BALLKANI PERËNDIMOR

A jeni ju…

…duke shkruar projektin tuaj të parë Erasmus+ në fushën e rinisë me partnerë nga vende të tjera apo duke u përgatitur për të dërguar dhe pritur vullnetarë përmes Korpusit Evropian të Solidaritetit?

…duke kërkuar organizata partnere të besueshme dhe entuziaste nga shtete të tjera evropiane?

…duke kërkuar shembuj të projekteve të suksesshme për të nxitur kreativitetin tuaj?

…të etur për të forcuar organizatën tuaj nëpërmjet kurseve të trajnimit, seminareve, simpoziumeve dhe konferencave ndërkombëtare ?

Ju mund t’i bëni të gjitha këto duke përdorur burimet online më poshtë FALAS:

  • Shfletoni Arkivin e Projekteve Erasmus+ – shfletoni mbi 200.000 projekte të miratuara (po, 200.000, nuk është një gabim shtypi) dhe eksploroni projekte me rezultate dhe histori të jashtëzakonshme, gjeni frymëzim për projektet tuaja dhe/ose partnerë të mundshëm.
  • Përdorni platformën YouthWiki – për të mësuar rreth politikave rinore të vendeve evropiane dhe për të gjetur të dhëna mbi nevojat e të rinjve e të rejave. Aktualisht, 33 shtete marrin pjesë në YouthWiki.
  • Zbuloni mundësitë e Eurodesk – një rrjet dinamik i koordinatorëve kombëtarë dhe partnerëve lokalë dhe rajonalë, hap dyert për një botë të mundësive. Lidhuni me individë dhe organizata me të njëjtin mendim për projektin tuaj, shkëmbimet rinore, vullnetarizmin dhe më shumë.
  • Kërkoni Regjistrin e Pjesëmarrësve të BE-së – nëse dëshironi të merrni pjesë në një thirrje për propozime Erasmus+, organizata juaj duhet të regjistrohet dhe të ketë një kod identifikimi 9-shifror (PIC). Ky regjistër përmban të gjithë pjesëmarrësit e programeve të BE-së.
  • Kalendari Evropian i Trajnimeve – nëse jeni kuriozë se çfarë aktivitetesh trajnimi në fushën e rinisë dhe edukimit jo-formal ju ofron Evropa, krijoni kontakte për projekte të përbashkëta të ardhshme dhe ndërtoni kapacitetet e organizatës suaj për bashkëpunim ndërkombëtar rinor, kërkoni këtë kalendar online për trajnime, seminare, konferenca interesante ndërkombëtare, etj. Pjesëmarrja në shumicën e aktiviteteve është falas për organizatat, institucionet dhe praktikuesit në fushën e punës rinore dhe çdo vit zhvillohen qindra të tilla!
Skip to content