Search
Close this search box.

GUIDAT E PROGRAMEVE ERASMUS+ DHE ESC

Guida e Programit Erasmus+

Guida e Programit Erasmus+ është një dokument zyrtar i ofruar nga Komisioni Evropian i destinuar për të gjithë ata që dëshirojnë të paraqesin një projekt propozim në kuadër të Programit Erasmus+.

Guida e Programit përshkruan detajet dhe rregullat e programit Erasmus+, duke mbuluar aspekte si objektivat, prioritetet, financimin, kriteret e pranueshmërisë dhe zbatimin e projektit.

Për shembull, nëse një organizatë nga Bosnja dhe Hercegovina dëshiron të përgatisë një videolojë me një klub të rinjsh e të rejash nga Franca, guida do të specifikojë shumën e mbështetjes financiare që mund të marrin dhe hapat e nevojshëm të aplikimit.

Kjo guidë është thelbësore sepse ofron të gjitha informacionet se si të merrni pjesë në projektet Erasmus+. Është një burim i besueshëm për këdo që kërkon të angazhohet në mundësitë edukative në të gjithë Evropën. Ju mund ta përdorni atë përmes KËSAJ LIDHJEJE.

Guida e Korpusit Evropian të Solidaritetit

Guida e Korpusit Evropian të Solidaritetit është një burim për çdo organizatë nga Ballkani Perëndimor që dëshiron të jetë aktive në dërgimin ose mirëpritjen e vullnetarëve përmes Korpusit Evropian të Solidaritetit (i referuar gjithashtu si ‘Korpusi’ ose ‘Programi’).

Ky dokument u drejtohet organizatave, institucioneve dhe organeve publike që dëshirojnë të organizojnë aktivitete në kuadër të Korpusit Evropian të Solidaritetit dhe të rinjve e të rejave që dëshirojnë të përfshihen në aktivitetet e solidaritetit të mbështetura nga Korpusi. Për shembull, nëse një organizatë nga Shqipëria është e interesuar të dërgojë vullnetarë për një projekt komunitar në Islandë, Guida do të ofrojë informacion se çfarë lloj aktivitetesh janë të pranueshme, si të hartohen/formulohen programe për vullnetarët dhe për mbështetjen e disponueshme.

Rregullat dhe kushtet për marrjen e një granti nga Korpusi Evropian i Solidaritetit janë të specifikuara në këtë Guidë dhe përshkruajnë procedurat e përzgjedhjes dhe dhënien e granteve. Ju mund ta përdorni atë përmes KËSAJ LIDHJEJE.


Programi Erasmus+ dhe Korpusi Evropian i Solidaritetit burojnë nga një qëllim i përbashkët: të vendosin norma të reja që u mundësojnë të rinjve e të rejave evropiane të studiojnë, mësojnë, vullnetarizojnë dhe punojnë në vende të tjera. Për më tepër, çdo të riu e të reje në Evropë duhet t’i ofrohet mundësia për të mësuar dy gjuhë të tjera përveç gjuhës amtare. Të dy Programet luajnë një rol jetik në avancimin e synimeve të Zonës Evropiane të Arsimit, Planit të Veprimit për Arsimin Dixhital 2021-2027, Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rininë dhe Planit të Punës së Bashkimit Evropian për Sportin.

Skip to content