ETIKETA E CILËSISË E KORPUSIT EVROPIAN TË SOLIDARITETIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Etiketa e Cilësisë (QL) është bileta hyrëse e një organizate në Korpusin Evropian të Solidaritetit! Pjesëmarrja në programin e Korpusit Evropian të Solidaritetit (ESC) kërkon posedimin e Etiketës së Cilësisë, e cila u jepet organizatave që plotësojnë kriteret e pjesëmarrjes në Program.

Për të marrë Etiketën e Cilësisë, një organizatë ose institucion nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi ose Serbia duhet të dorëzojë një aplikim online. Aplikimi duhet të tregojë se organizata është në gjendje të mirëpresë ose dërgojë vullnetarë dhe përfshin disa pjesë, si dokumentet thelbësore organizative, motivimin e organizatës për të marrë pjesë në Program dhe kapacitetin e saj për të zbatuar projektin. Për më tepër, organizata duhet të sigurojë programin dhe orarin e sugjeruar javor të aktiviteteve të vullnetarëve që ata planifikojnë të mirëpresin. Procesi i aplikimit kërkon kohë, përpjekje dhe punë skuadre, por pasi akreditoheni në Program, nuk do të ketë aplikime shtesë! Një organizatë mund të aplikojë për një Etiketë Cilësie për rolin e organizatës dërguese dhe/ose mirëpritëse, si edhe për llojin e kohëzgjatjen e projekteve (ekipet individuale afatshkurtra dhe/ose afatgjata vullnetare). Çdo rol dhe veprim i kërkuar duhet të përshkruhet veçmas në secilën pjesë të pyetjeve.

Kohëzgjatja e parashikuar e procesit të akreditimit me QL është gjashtë javë, por në realitet, zakonisht kërkon më shumë kohë dhe varet nga niveli i gatishmërisë së aplikantit për ESC (përsa i përket njohurive të ESC dhe kornizës së përgatitur strukturore). Kështu, rekomandohet një përgatitje e plotë që përfshin një skuadër fikse njerëzish dhe fillimin e hershëm të procesit.

Për organizatat e krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor, Qendra Burimore e Evropës Juglindore SALTO (SALTO SEE) kryen procesin e akreditimit me Etiketën e Cilësisë me mbështetjen e ekspertëve të jashtëm.

Për të mësuar më shumë, konsultoni faqen e internetit të SALTO SEE KETU.


Në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi dhe Serbi, 80 organizata kanë Etiketën e Cilësisë së Korpusit Evropian të Solidaritetit dhe ato mund të bashkëpunojnë me më shumë se 5.700 organizata dhe të dërgojnë e marrin vullnetare/vullnetarë të rinj/reja nga e gjithë Evropa. Mësoni rreth tyre nga databaza e Etiketës së Cilësisë KËTU.

* Ky emërtim është pa paragjykim për pozicionet dhe statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Skip to content